Ministrja Ibrahimaj: Nuk ka ndryshim në vlerë për pagat e muajit maj

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, në një konferencë për mediat u shpreh se pagat e muajit maj do të kalojnë siç ishin.

‘Ne kemi kërkuar institucioneve buxhetore me qëllim që pagat e muajit maj të kalojnë siç ishin para se të hynte në fuqi reforma. Titullarët e institucioneve që preken nga ligji vendosëm që pagat në tërësi të kalojnë siç kanë qene në muajin maj. Shtesat mbi pagë të aplikohen qoftë për muajin prill qoftë për muajin maj. Tatimi i të ardhurave të jetë tatimi i duhur. Të gjitha institucionet me zbardhjen e vendimit do të instruktohen duke prekur listë pagesat e këtyre dy muajve. Mendojmë se kjo do të ketë një ndikim të rëndësishëm dhe jemi të bindur se kjo reforma ka ardhur në kohën e duhur. 

Paga minimale ka pasur një rritje të konsiderueshme. Kemi bërë një llogaritje të ofertës që po hidhet dhe oferta agregate reflektohet në rritje. Nuk presim të ketë një rritje infalcioni nga rritja e pagave. Oferta agregate, diferenca dhe paratë shtesë është shumë e vogël në krahasim dhe me paranë totale në qarkullim do të shihet se sa do të ndiqet kjo nga sektori privat. Në të gjitha skenarët që ne kemi parashikuar për rritjen e pagave, nuk presim të ketë ndikim domethënës në inflacion. Pasojat e krizës ende jemi duke i ndjerë.’- tha ministrja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *