Vin Veli flet për raportin e tij me Bora Zemanin

Bora Zemanin dhe Vin Veli, edhe pse të ndarë, një gjë do t’i bashkojë gjithë jetën, djali i tyre Arbori. Ata kanë ditur sesi të bashkëprindërojnë e të jenë aty në çdo moment për djalin e tyre.

Por, a është raporti i tyre përtej asaj që shohim në rrjetet sociale? Kësaj pyetjeje i është përgjigjur vetë Dj i njohur në një intervistë të fundit. Ai është shprehur se mes tyre ka pasur gjithmonë mirëkuptim pasi kanë djalin të përbashkë.

“Marrëdhënia është shumë e mirë. Gjithmonë ka qenë me mirëkuptim. Kemi qenë bashkë gjithmonë për të përbashkëtën tonë, djalin”, -tha Vin Veli.

Ndërsa i pyetur për të birin, Vin Veli u shpreh se është gjithë kohës pranë tij. Edhe kur është larg Tiranës komunikon përmes telefonit.

“Arborin e takoj shpesh, gjithë kohës. Edhe nëse nuk jam në Tiranë lidhem disa herë në ditë. Është në mendjen timë gjithë kohës, 24 orë.”-tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *