Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Klosit. Nagjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ish pazari i vjetër, ku një person i cili po udhëtonte me motoçikletë është gjetur përmbys në rrugë i gjakosur.
Kanë qenë kalimtarët e rastit të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë duke telefonuar shërbimin e emergjencës. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur autoambulanca e qendrës Shëndetësore Klos ku stafi ka bërë të mundur marrjen e personit të plagosur rëndë.
Burime pran qendrës shëndetësore Klos thanë se i plagosuri është gjetur në gjendje të rëndë pasi ka pësuar frakturë në pjesën e pasme të kokës. Pasi ka marrë ndihmën e parë në Qendrën Shëndetësore Klos është dërguar me urgjencë në spitalin e Burrelit.
Paraprakisht nuk dihet nëse personi me inicialet D.D është aksidentuar vetë me motorrin e tij apo është goditur nga ndonjë automjet që më pas mund të jetë larguar nga vendi i ngjarjes.