Efektivi vodhi para/ Policia: Është pezulluar punonjësi, ka nisur hetimi

Pas një video të publikuar në JOQ, ku denoncuesi e përshkruan situatën duke thënë që një efektiv i ka vjedhur paratë e vendosura në mjet, në lavazhin që denoncuesi posedonte, ka ardhur dhe reagimi i DVPSH. Drejtoria Vendore të Policisë Shkodër ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e Policisë nënkomisar Sh. Gj., me detyrë specialist i Policisë së Rendit në Komisariatin e Policisë Shkodër, sikurse ka nisur hetimi për shkelje të rëndë.

Njoftimi: Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër

Në lidhje me një video të publikuar në portalin JOQ në të cilën shfaqet një punonjës policie në shkelje të procedurave standarte të punës, ju sqarojmë se:

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e Policisë nënkomisar Sh. Gj., me detyrë specialist i Policisë së Rendit në Komisariatin e Policisë Shkodër, si dhe është njoftuar edhe AMP në lidhje me rastin.

Ndërkohë Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se është e vendosur për të mos toleruar asnjë rast të abuzimit me detyrën apo të cenimit të imazhit të Policisë dhe të besimit të qytetarëve të Policia e Shtetit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *