Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Qeveria Kurti nuk ka zhvilluar asnjë komunikim me qeverinë shqiptare për situatën e krijuar në veri të Kosovës. Në emisionin “Opinion”, Rama tha se nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk ka patur asnjë kërkesë për konsultim lidhur me situatë.
Rama tha se as vet nuk do tentojë të zhvillojë bisedime me Kurtin për këtë çështje, madje tha se në Moldavi ka takuar kurtin dhe Vjosa Osmanin, por nuk kanë folur për situatën e krijuar nga veri të Kosovës.
“Jam takua me Kurtin dhe Osmanin, por nuk kemi patur diskutime për këtë çështje, pasi janë ata që vendosin nëse duhet t’i diskutojnë apo jo. Nuk kam marrë dhe e shoh se çfarë po ndodh, nuk shtë se ata janë fshehur dhe janë të qartë në atë që thonë. Nuk kemi patur komunikim, pasi është një çështje që është përgjegjësi e kryeministrit të Kosovës dhe në një farë mase dhe Presidencës së Kosovës, janë ata që vendosin nëse duan apo jo të flasin për këtë çështje. Nuk jam unë ai që u them ore çfarë do bëni.
Ju po e thoni vet në më mënyrën tuaj atë që unë thash në mënyrën time. Kosova është konsultuar kur ka dashur dhe nuk tani nuk ka kërkuar të diskutojë këtë gjë me mua dhe është në të drejtën e vet pasi është shtet më vete. Ne nuk jemi fare indiferent. Nuk ka patur një diskutim se nuk e kanë kërkuar dhe nuk jam unë ai që duhet tua dërgoj një diskutim të tillë. Janë ata që janë në krye të një shtetit demokratik dhe nuk jam unë babai i Kosovës. Është e drejta e tyre që mos të konsultohen dhe është e drejta e tyre që të na bëjnë me dije edhe nëpërmjet mediave”, tha Rama.