Moderatorja Orinda Huta së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë. Këtë periudhë kaq të ëmbël ajo ka vendosur ta ndajë me të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale.
Sot Orinda ka postuar disa foto ku shfaqet me fustan të verdhë duke pozuar me limona. Ajo ka treguar se me këtë vapë, zgjidhja e saj janë limonadat.
“Kur jeta ju jep limona, bëni limonadë, sidomos me këtë vapë”, ka shkruar moderatorja krahas fotove shumë verore.
/Priza.al/