14 maji/ KQZ i jep mandatin 6 kryebashkiakëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpërndau zyrtarisht ditën e sotme mandatet e kryebashkiakëve të radhës që fituan zgjedhjet e 14 majit.

Celibashi dha mandatin për Erion Veliajn që do të drejtojë dhe për 4 vite Tiranën, Emirjana Sakon në Durrës, Pjerin Ndreun e Lezhës, Sotiraq Filon në Korçë, Ermal Dredhën në Vlorë dhe për kryebashkiakun e Krujës Artur Bushin.

Të gjithë këto kryebashkiakë, përvec Dredhës së Vlorës u rikonfirmuan në krye të bashkive pasi i drejtuan mandatin e shkuar, ndërsa Ermal Dredha, zëvendëson Drital Lelin, kryebashkiaku socialist të cilit Rama nuk i besoi rikandidimin.

Në mbledhjen e sotme KQZ shpërndau mandatet edhe për këshillat bashkiakë në Durrës, Krujë, Pukë, Përmet Gjirokastër, Memaliaj e Dibër.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *