Baba në moshën 83-vjeçare? Al Pacino i kërkon test ADN-je parteres së tij

Al Pacino do të bëhet baba për herë të katërt në moshën 82-vjeçare.

E dashura 29-vjeçare e aktorit, Noor Alfallah, është shtatzënë në muajin e tetë. Mirëpo, lajmi i shtatzënisë ka ardhur i papritur për Al Pacinon, që për t’u siguruar që fëmija është i tij, ka kërkuar edhe një test ADN-je.

Burime pranë aktorit kanë thënë për TMZ se ai ishte i shokuar pasi besonte se nuk mund të ndodhte për shkak të disa ‘problemeve mjekësore’.

E dashura, Alfallah u detyrua të bënte një test të ADN-së, i cili përfundimisht konfirmoi se Pacino kishte ende “potencial” për të bërë fëmijë.

“Nuk më intereson fare mosha. Zemra nuk di çfarë sheh, di vetëm se çfarë ndjen. Ishte lidhja ime e parë serioze dhe isha shumë e lumtur”, ka thënë e dashura e Al Pacino-s në një intervistë për revistën Rolling Stones në vitin 2018.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *