Ish-kryeministri Berisha komentoi sot vendimin e Gjykatës së Elbasanit për të liruar nga burgu ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
“Saimir Tahiri u lirua me urdhër të Edi Ramës me ultimatumin që i çoi se është dita e durimit, përndryshe do zbërthej të gjitha lidhjet e Olsit dhe Edit me bandat që nga Meksika deri në Afrikë të Jugut”, tha Berisha.
Sipas tij: “Është një urdhër direkt i Edi Ramës. Sajmir Tahiri ia dha këtë paralajmërim botërisht dhe zyrtarisht. Më në fund arriti ta mposhtë Ramën, i cili tani është i mbërthyer në aferën McGonigal”.