Qindra shoferët të cilët nuk respektojnë kalimtarët te vijat e bardha, limitet e shpejtësie dhe plot rregulla të tjera të cilat shkelen çdo ditë kanë qenë nën monitorim nga policia rrugore e Durrësit.
Si pasojë janë gjobitur disa prej tyre, për shkelje të rregullave bazë të qarkullimit.
Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve policia njofton për rastet e shkeljeve dhe shkaqet e tyre.
Gjatë 1 jave, janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas për drejtim mjeti, në gjendje të dehur dhe 1 shtetas tjetër për drejtim mjeti, pa leje drejtimi.
142 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalime të gabuara;
32 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;
5 drejtues janë ndëshkuar për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
34 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;
2 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
“Policia e Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara”-njoftimi i policisë.