Deri tani ishte zbuluar fakti që emisionin veror “Kepi i Tundimeve” do ta prezantonte Kiara Tito.
Bëhet me dije se ky edicion do të vijë me personazhe VIP, ndërsa janë zbuluar edhe disa pjesëmarrës.
Mësohet se në vilën e Kepit të Rodonit do të jenë edhe Jori Delli, Ronaldo Sharka, Mevlan Shaba me partneren e tij, ndërsa opinioniste do të jetë Monika Lubonja.
Madje emisioni do të xhirohet në Turqi.
Ndërkohë, ende nuk ka një datë konkrete për nisjen e programit.