Aksident në Elbasan/ Shoferja e re përplas skuterin elektrik, plagoset rëndë një person

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku raportohet për një person të plagosur. Ngjarja ndodhi në afërsi të Urës së Zaranikës.

Një makinë ka përplasur një skuter elektrik. Mësohet se mjeti drejtohej nga një shofere, e cila pak ditë më parë kishte marrë patentën.

Fill pas aksidentit i riu është transportuar me urgjencë në spitalin e Elbasanit, ndërsa raportohet se është në gjendje të rëndë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *