Pushimet verore po afrojnë dhe disa prindër do t’i çojnë për herë të parë të vegjlit e tyre në det apo në një nga pishinat lokale.
Pikërisht për ta reduktuar shqetësimin e prindërve teksa kënaqeshin me anëtarët më të vegjël të familjes pranë ujit, një instruktore noti e certifikuar i paralajmëroi që të mos blinin rroba banje me ngjyrë të kaltër për fëmijët e tyre.
Nikki Scarnati shpjegoi në një video se mund të jetë shumë e rrezikshme nëse fëmijët janë të veshur me këtë ngjyrë.
“Mos i vishni fëmijët tuaj me kostume banje të kaltra. Shiko sa e vështirë është ta shohësh atë nën ujë”, ka paralajmëruar ajo.
Në video, teksa notonte, fëmija vërtet mezi duket. Dhe ishte po aq e vështirë për ta dalluar kur ishte duke notuar në pjesën e ndriçuar nga dielli të pishinës. Ashtu si veshjet me ngjyra të ndezura mund t’ju ndihmojnë të gjeni fëmijën tuaj në një turmë, rezultatet e provës treguan se ngjyrat e ndritshme, neoni, duke përfshirë portokallinë e ndezur, të verdhën dhe të gjelbrën, ishin vendimtare për të dalluar një fëmijë në ujë.