Mandati i Xhaçkës/ Bardhi: Tallje me gjykatën! Zbatoni vendimin

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi nga Këshilli i Legjislacionit i mbledhur për të për të nisur procedurën e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e ministres Olta Xhaçka, tha se mazhoranca po merr në mbrojtje këtë të fundit.

Bardhi tha se mazhoranca duhet të zbatojë vendimin e Gjykatës dhe mos të zvarritë procedurat, pasi sipas tij kjo është një tallje që po i bëhet Kushtetutës dhe ligjeve të Kuvendit.

Bardhi: “Siç e kemi paralajmëruar është thjesht strategji për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, strategji për të marrë në mbrojtje ministren Olta Xhaçkën. Thatë se do e zgjidhnit vetë ekspertin, duhet të bëni publik emrin e tij. Na japin leksione për reformën në drejtësi dhe në një sprovë për të zbatuar vendimin e gjykatës, ju po e zgjasni. Kanë marrë dhe dy muaj kohë pushim, sot kanë ndryshuar atë çfarë kanë thënë herën e kaluar. Do marrin  dhe 3 muaj kohë se do thonë eksperti ka shumë punë. Tallje e marre me gjykatën dhe kushtetutën, zvarritje e procesit. Nëse keni vendosur ta sfidoni gjykatën duhet ta bëni vetë. Nuk ka çfarë të përmirësojë kuvendi kur ju talleni me vendimin e gjykatës. Nuk jemi ne që vendosim nëse Xhaçka ka shkelur kushtetutën, por Gjykata.

Jo sot na thoni se nuk i keni çuar pyetjet ekspertit, keni një vit që po e zvarritni çështjen. Është absurd kjo që po bëni, zbatoni vendimin e gjykatës. Nëse doni të bëni tallje, profesionisti që merr detyrën për të dhënë opinion është të bëhesh pjesë e talljes. Ju vazhdoni talluni me reformën në drejtësi, liruat Tahirin dhe po mbroni Xhaçkën. Po merrni në mbrojtje ministren që të marrë statusin e investitorit strategjik, çojeni te gjykata dhe të vendosë ajo. Nuk po kërkojmë heqjen e mandatit”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *