Ja disa ushqime pikante për më shumë freski në organizëm

Spice food background. Chili and yellow paprika isolated on bright red background. Cooking ingredients and seasoning. Top view or trendy flat shot. Collected herbs from garden. Set of peppers

Prej shekujsh njerëzimi i ka përdorur ushqimet pikante si një burim freskie.

Nuk e lexuat gabim, pasi sipas ekspertëve sekreti i freskisë që nxit një ushqim pikante bazohet tek djersa.

Specat djegës të cilat janë baza e një ushqimi pikant përmbajnë kapsaicinë.

Kur ajo tretet, kapsaicina nxit një reagim nervor.

Sipas ekspertëve amerikanë, ushqimet pikante ndecin receptorët e lëkurës që reagojnë ndaj nxehtësisë.

Këto receptorë aktivizohen dhe njeriu djersin dhe skuqet, ndërsa enët e gjakut zgjerohen.

Temperatura e Trupit Rregullohet Nëpërmjet Djersës

Djersitja është metoda kryesore e organizmit për të rregulluar temperaturën e brendshme.

Avullimi i djersës eliminon nxehtësinë e brendshme dhe pasohet me një ulje të temperaturës.

Kësisoj, sipas ekspertëve, konsumi i ushqimeve pikante bashkë me pirjen e ujit janë metodat më të shpejta dhe më efikase për një freski të organizmit.

Efekti i Një Pije Të Ftohtë Nuk Zgjat Shumë Në Organizëm

Në ditët përvëluese të vapës, idea më e mirë për freski të menjëhershme është që të pimë ose hamë diçka të ftohtë.

Uji i ftohtë, shalqini apo akullorja duken shumë tunduese në një ditë të nxehtë.

Megjithatë, efekti freskues i tyre nuk zgjat shumë dhe shumë shpejt njeriu do të ndihet i nxehtë sërish.

Kjo ndodh sepse me konsumin e ushqimeve dhe pijeve të lartpërmendura, temperature e brendshme ulet shumë shpejt.

Trupi reagon duke rritur temperaturën e brendshme për të kompensuar uljen e menjëhershme të saj.

Në këtë mënyrë, njeriu do të ketë vapë shumë shpejt.

Ushqimet pikante funksionojnë ndryshe.

Ato e rrisin temperaturën e brendshme si reagim ndaj asaj të jashtme.

Qarkullimi i gjakut rritet, njeriu ndihet më i nxehtë dhe nis të djersijë, kryesisht në fytyrë dhe më pas në të gjithë trupin.

Ndikimi i parë i rregullimit të temperaturës vërehet në fytyrë pas aktivizimit të gjendrave të shijes.

Më pas kur djersa avullon, njeriu ndihet më i freskët.

Idea e ngrënies së diçkaje pikante mund të tingëllojë e bezdisshme sepse askush nuk ka qejf të djersijë, sidomos kur është duke ngrënë.

Megjithatë, ajo funksionon dhe për hir të freskisë, duhet provuar./AgroWeb.org

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *