Kërcënon Kremlini: Do të ketë probleme nëse Ukraina i bashkohet NATO-s

Kremlini u shpreh se nëse Ukraina bashkohet me NATO-n, kjo do të shkaktojë probleme për shumë vite, një çështje për të cilën tha se shumë vende të Bashkimit Evropian e kuptojnë edhe pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fund të fundit komandojnë aleancën ushtarake.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri presion të enjten që Ukraina t’i bashkohet NATO-s dhe i kërkoi aleancës të sigurojë garanci sigurie nëse anëtarësimi i vendit të tij nuk është i mundur për momentin. I pyetur për aspiratat e Ukrainës për t’u bashkuar me aleancën, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha:

“Me keqardhje themi se kjo tregon mungesën e përgatitjes, mosgatishmërinë dhe paaftësinë e regjimit të Kievit për të zgjidhur problemet ekzistuese në tryezën e negociatave. Aderimi i Ukrainës në NATO, natyrisht, është një nga sfidat kryesore dhe një nga problemet potenciale për shumë e shumë vite”, tha Peskov.

“Shumë vende të BE-së, çuditërisht, e dinë mirë këtë. Por, për fat të keq, Uashingtoni dikton dhe paguan për melodinë në NATO. BE-ja është vetëm një instrument i dëgjueshëm në këtë orkestër”, shtoi ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *