Dua Lipa s’ka të ndalur, ja suksesi i madh i rradhës

Dua Lipa nuk ka të ndalur. Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare ka korrur një tjetër sukses, në fushën e modës kësaj here.

Dua është bërë pjesë e fushatës së koleksionit vjeshtë-dimër të markës Versace. Suksesin e ka lajmëruae vetë ylli i muzikës, pasi postoi disa fotografi të vetë markës me veshjet më të reja.

“Donatella ti je një ikonë dhe një legjendë dhe të jam shumë mirënjohëse për dashurinë dhe mbështetjen. Kjo ditë do të jetë njëra prej atyre që asnjëherë nuk do t’i harroj. Faleminderit”, ka shkruar ajo në fotot, ku shfaqet me flokë të kuqe.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *