Kjo është Alma Beqiri, agjente e shërbimeve postare private, e arrestuar nga Policia e Korçës pasi akuzohet se përmes mashtrimit ka përvetësuar shuma të mëdha monetare. 46-vjeçar përmes mashtrimit ka mundur të përvetësojë 3 milionë euro për një periudhë 2 vjeçare.
Denoncimi për Alma Beqirin është kryer nga vetë kompania postare private ADEX, por edhe nga disa persona të tretë, të cilët kryen pagesa për shërbimin e marrë, por rezultuan përsëri debitorë kundrejt ADEX. Këta të fundit deklaruan që kishin kryer pagesat rregullisht pas marrjes së shërbimit.
Alma Beqiri ishte menaxhere e postës private në Korçë dhe e gjithë vlera e përvetësuar monetare është mbledhur në rreth 2 vite. Policia po heton persona të tjerë të lidhur me të, bëhet fjalë për punonjës të tjerë brenda postës dhe familjar të te arrestuarës, që dyshohet se kanë bashkëpunuar për përvetësimin dhe fshehjen e parave të përfituara.