Aksidenti i mori jetën familjes Gushi/ Policia ‘zbarkon’ në autostradën Vlorë-Fier, hiqen mbi 25 patenta

Një ditë pas aksidentit të rëndë që i mori jetën 4 anëtarëve të një familjeve, policia e Vlorës ka forcuar kontrollet në autostradën Fier-Vlorë.

Deri tani janë hequr 25 leje drejtimi dhe janë vendosur të paktën 15 masa ndëshkimore. Ndër të tjera radari i policisë rrugore kapi një automjet që ecte me shpejtësi tej normaleve të lejuara, me 160 km/h.

Pavarësisht se dje për shkak të shpejtësisë së lartë u shkaktua aksidenti me pasoja të rënda në këtë aks, 4 të vdekur dhe 3 të plagosur, duket se disa shoferë nuk frikësohen nga këto ngjarje.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *