Një plagosje me thikë është regjistruar ditën e sotme në Sarandë. Pas një konflikti të çastit ka mbetur i plagosur Edmond Sulo 54-vjeç. Ky i fundit është goditur me thikë në kokë dhe në trup.
Ndërkohë autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim. Sakaq Sulo ndodhet në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes por policia ka nisur punën për zbardhjen e saj.