Rama vizitë në Eparkinë e Ungrës, shoqërohet nga bashkëshorja dhe djali Zaho

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të shtunë në Kalabri. I shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama dhe djali i vogël, Zaho, kanë bërë një vizitë në Eparkinë arbëreshe të Ungrës.

Ata janë pritur nga Ipeshkvi i Ungrës, imzot Donato Oliverio, i cili i ka uruar mirësjeadhjen.

“Mirësenardhët kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ardhja juaj është një ditë e lumtur për të gjithë arbëreshët sepse na kujton lidhjet me nënën Shqipëri”, ka thënë fillimisht në gjuhën shqipe Ipeshkvi i Ungrës.

Ndërkohë, mes tyre nuk kanë munguar as falenderimet dhe dhuratat simbolike, si disa libra të shenjtë me figurën e shquar shqiptare Nënë Tereza, apo dhe një përkrenare të Skënderbeut.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *