Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, njoftoi përmes një postimi në Twitter se një ditë më parë ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të cilin e ka inkurajuar që t’i nxisë serbët e Kosovës që të mos krijojnë trazira.
Chollet u shpreh se ka kërkuar po ashtu që të ndërmarrë hapa për të ndihmuar në zbutjen e tensioneve të krijuara së fundmi në veri të Kosovës.
“E inkurajova presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, dje për të nxitur qetësi mes serbë të Kosovës, të ndërmarrë hapa për të ndihmuar në zbutjen e krizës në veri të Kosovës si dhe për t’u kthyer në rrugën e normalizimit dhe angazhimit konstruktiv në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkroi ai në Twitter.