175 vende miratojnë rezolutën kundër ndotjes nga plastika

175 vende të botës ranë dakord gjatë takimit të delegatëve të mbështetur nga OKB në Paris për miratimin e një rezolute për të përgatitur draftin e parë të një traktati global kundër ndotjes nga plastika brenda vitit 2024.

Marrëveshja u arrit në mënyrë unanime gjatë sesionit plenar të Komitetit Ndërkombëtar të Negocimit.

“Edhe kur samiti i Parisit të ketë mbaruar, bisedimet dhe negociatat ndërkombëtare duhet të vijojnë pa u ndalur deri në takimin e ardhshëm në Kenia, në mënyrë që presioni të na detyrojë ta arrijmë qëllimin brenda 2024-s”, tha përfaqësuesi i Ministrisë për Tranzicionin Ekologjik në Francë.

Palët e përfshira në negociata synojnë të ulin prodhimin vjetor të plastikës në nivel global, që arriti në 460 milionë tonë e që mund të trefishohet brenda 2060-s.

Vetëm 9 për qind e plastikës së prodhuar riciklohet, me pjesën e mbetur që përbënte 3.4% të emetimeve globale në 2019-n.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *