Policia e Kosovës bëri me dije se një makinë re policisë është sulmuar gjatë ditës së djeshme në Leposaviç, por këtë informacion e bëri publik vetëm sot. Mësohet se nga sulmi ka vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
“Është raportuar se një veturë e policisë është sulmuar me mjete të forta deri sa ka qenë në lëvizje. Nuk është identifikuar ndonjë person i dyshuar deri më tani. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke hetuar nga njësitet kompetente”.