Një automjet është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.
Sakaq, makinat e tjera që përdorin këtë rrugë, kanë devijuar korsinë pranë mjetit të parkuar për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.
Njoftimi i policisë
Me datë 04.06.2023, në autostradën Tiranë-Durrës, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti me drejtuese shtetasen A. D., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.