Osmani në ceremoninë e Erdogan; Ja për çfarë biseduan

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani mori pjesë në ceremoninë e inagurimit të presidentit të Turqisë, Recep Tajip Erdogan i cili fitoi mandatin e tretë presidencial.

Osmani me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar se gjatë takimit ka folur për vazhdimësinë e bashkëpunimit mes dy shteteve, si dhe për sigurinë e përbashkët.

“Dje në Ankara, në ceremoninë inauguruese, e përgëzuam Presidentin Recep Tayyip Erdoğan për rizgjedhjen, duke shprehur përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona. Gjatë ceremonisë, me liderë të tjerë e miq të Kosovës, bashkëbiseduam për rëndësinë e bashkëpunimit në këtë kohë përcaktuese për sigurinë e përbashkët” – shkruan Osmani në rrjetin social ‘Facebook’.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *