Ministri britanik: Qindra emigrantë shqiptarë janë riatdhesuar

Ministri i imigracionit britanik Robert Jenrick, në një intervistë  për mediat vendase është shprehur se qindra emigrantë janë kthyer deri më tani në Shqipëri në bazë të marrëveshjes së arritur mes dy vendeve.

Sipas shifrave zyrtare vetëm vitin e kaluar, hynë në territorin britanik me gomone 12 mijë shqiptarë. Jenrick në një intervistë për Skynews, u shpreh se qindra ishin planifikuar të nisen sërish, ndërkohë që ka evidentuar se shumë persona janë ende të akorduar në hotele në pritje të nisjes apo edhe janë arratisur.

Ndër të tjera ai është përegjigjur pyetjes nëse mes të kthyerve janë edhe persona me precedentë kriminalë apo vetëm qytetarë të thjeshtë, ministri britanik u përgjigj vetëm me “Janë qindra prej tyre”.

Në dhjetor të vitit të kaluar, kryeministri Rishi Sunak dhe Edi Rama, ranë dakord të “rrisin bashkëpunimin në tre fusha  çështjet e sigurisë dhe punët e brendshme (me fokusin kryesor në luftën kundër krimit të organizuar dhe imigracionit të paligjshëm); rritja e investimeve; inovacioni, rinia dhe arsimi”.

Jenrick më parë kishte deklaruar se emigrantët e paligjshëm shqiptarë duhet të përjashtoheshin nga e drejta për të kërkuar azil në Britani.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *