Klea Huta dhe Elgit Doda do të martohen mbrëmjen e sotme. Çifti së bashku me familjarët dhe miqtë e tyre kanë udhëtuar në jug të vendit ku dhe do të mbahet ceremonia.
Festa ka nisur mbrëmë pas mesnate, ku ata kanë pritur ditëlindjen e djalit të tyre, Krid. Ka qenë Bora Zemani ajo që ka ndarë një video në instastory ku Krid fik qirinjtë e tortës bashkë me Klean dhe Elgitin.
Ceremonia e dasmës do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Livadh. Të ftuar janë edhe shumë emra të njohur të showbizz-it, ndërkohë që çifti ka zgjedhur si këngëtare në ditën e tyre të madhe Artiola Toskën dhe Juliana Pashën.
Klea dhe Elgiti janë kthyer tashmë në një prej çifteve më të preferuar të publikut.