24-vjeçari që vrau nënën e tij mbrëmjen e djeshme në Përmet ka dëshmuar përpara hetuesve. Albi Muhollari ka pranuar krimin e kryer si dhe ka deklaruar se ajo që ka bërë është e pafalshme dhe se e meriton të ndëshkohet.
“Ishte një moment delikat, unë meritoj të ndëshkohem, është i pafalshëm” – tha Muhollari.
Muhollari dyshohet se ishte në gjendje të rënduar depresioni kur ka mbytur me plastmas nënën. Të dy prej kohësh kanë jetuar në Amerikë, ndërsa ishin kthyer vetëm 4 ditë më parë në Përmet për pushime.