Përleshje të dhunshme kanë ndodhur në rrugët e Milanos në Itali, ku për pasojë të plagosur kanë mbetur tre shqiptarë, dy 18-vjeçarë dhe një 17 vjeç.
Sipas mediave italiane ngjarja e rëndë ka ndodhur natën e së shtunës, mes bandave rivale, njëra shqiptare dhe tjetra afrikane.
Fillimisht personat u përleshën me grushte dhe shkelma, por më pas dhuna degjeneroi në përdorimin e thikave, ku për pasojë tre shqiptarët u plagosën, ku njëri prej tyre ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Autorët, të cilët janë anëtarë të bandës afrikano-veriore janë arratisur, ndërsa policia po punon për kapjen e tyre.