Studiuesja nga Akademia e Sllovenisë letër në mbështetje të ‘Albanologjisë’: Qeveria shqiptare të tërhiqet

Kërkuese shkencore në Shqipëri prej më shumë se një dekade, studiuesja Natasa Gregoric Bon nga Akademia së Shkencave dhe Arteve në Sllovenika shpjeguar në një letër të hapur se përse mbyllja e Akademisë së Studimeve Albanologjike është në dëm të shkencës shqiptare. Në letrën e saj, ajo ka nënvizuar punën e jashtëzakonshme që ASA ka bërë gjatë këtyre viteve që ka funksionuar si strukturë e pavarur nga Akademia e SHkencave.

“Shpërbërja e këtij institucioni nënkupton shpërbërjen e punës dhe përpjekjeve të tij në shkencat shoqërore dhe humane për më shumë se një dekadë, gjë që bëri të mundur praninë e studimeve shqiptare në qarqet akademike ndërkombëtare. Prandaj, unë e mbështes me gjithë zemër këtë institucion të rëndësishëm shqiptar dhe kolegët që janë pjesë e tij, hulumtimet dhe bashkëpunimi i të cilëve kanë qenë gjithmonë një referencë e rëndësishme, nëse jo vendimtare, për kërkimin tim në Shqipëri. I bëj thirrje qeverisë shqiptare që ta tërheqë mbrapsh këtë akt dhe të përpiqet të gjejë një zgjidhje më të mirë duke komunikuar me kolegët tanë studiues për ASA-n. Të dialogosh dhe të dëgjosh, janë vlera shumë të rëndësishme, veçanërisht në botën e sotme mjaft të trazuar. Për më tepër, historia na mëson se gjërat dhe njerëzit nuk mund të fshihen ose shpërbëhen brenda natës, pasi kjo mund të ketë pasoja të rënda për të gjithë ne. Shpërbërja e ASA-së nënkupton jo vetëm shpërbërjen e një institucioni, por edhe të marrëdhënieve, vlerave dhe besimit, të cilat janë të nevojshme për një të ardhme më të mirë të Shqipërisë,”-shkruan ajo ndër të tjera në letrën e saj.

Qeveria firmosi vendimin për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike. Sipas projektit të propozuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, të gjitha asetet, si pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të këtij institucioni, i kalojnë në varësi, Akademisë e Shkencave. Qendra Kërkimore e Enciklopedisë Shqiptare dhe Botimeve dhe personeli akademik, aktualisht pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, sipas propozimit, duhet të riorganizohen si njësi të kërkim-studimit deri 31 Dhjetor të vitit 2023. Akademia e Studimeve Albanologjike u krijua në mars të vitit 2008 në kuadër të ristrukturimit e të modernizimit të sistemit universitar dhe akademik shqiptar. Akademia u formua nga bashkimi i katër Instituteve: i Arkeologjisë, Gjuhësi dhe Letërsi, Historisë dhe Kulturës. Gjithashtu janë dhe 2 njësi kërkimore, studimi i Artit dhe Enciklopedia Shqiptare.

Letra e plotë e studiueses Natasa Gregoric Bon:

Lajmi për shpërbërjen brenda natës të Akademisë së Studimeve Shqiptare (Akademia e Studimeve Albanilogjike, ASA) nga Ministria Shqiptare e Arsimit dhe Sporteve ishte një tronditje e madhe – jo vetëm për punonjësit e shumtë të Akademisë, por edhe për shumë akademikë shqiptarë dhe të huaj, si dhe për publikun e gjerë. Si një antropologe që kryen kërkime në Shqipëri për më shumë se dekadë, ASA Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit, IAKSA, kanë luajtur një rol vendimtar në rrugëtimin tim kërkimor profesional dhe personal. Ashtu si shumë studiues të tjerë të huaj që bëjnë kërkime në studimet shqiptare, ne kemi shumë vite kërkime bashkëpunuese me ASA-n, disa prej të cilave kanë marrë formën e paneleve të konferencave ndërkombëtare, seminareve dhe botimeve. Ka shumë e shumë arsye pse ASA dhe IAKSA janë të rëndësishme si për qarqet shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare ashtu edhe për shoqërinë në përgjithësi. Sidomos në fushën e shkencave sociale dhe humane, ku kërkimet e tyre kontribuojnë shumë në njohjen e shoqërisë, kulturës dhe artit shqiptar në të shkuarën dhe të tashmen. Shpërbërja e këtij institucioni nënkupton shpërbërjen e punës dhe përpjekjeve të tij në shkencat shoqërore dhe humane për më shumë se një dekadë, gjë që bëri të mundur praninë e studimeve shqiptare në qarqet akademike ndërkombëtare. Prandaj, unë e mbështes me gjithë zemër këtë institucion të rëndësishëm shqiptar dhe kolegët që janë pjesë e tij, hulumtimet dhe bashkëpunimi i të cilëve kanë qenë gjithmonë një referencë e rëndësishme, nëse jo vendimtare, për kërkimin tim në Shqipëri. I bëj thirrje qeverisë shqiptare që ta tërheqë mbrapsh këtë akt dhe të përpiqet të gjejë një zgjidhje më të mirë duke komunikuar me kolegët tanë studiues për ASA-n. Të dialogosh dhe të dëgjosh, janë vlera shumë të rëndësishme, veçanërisht në botën e sotme mjaft të trazuar. Për më tepër, historia na mëson se gjërat dhe njerëzit nuk mund të fshihen ose shpërbëhen brenda natës, pasi kjo mund të ketë pasoja të rënda për të gjithë ne. Shpërbërja e ASA-së nënkupton jo vetëm shpërbërjen e një institucioni, por edhe të marrëdhënieve, vlerave dhe besimit, të cilat janë të nevojshme për një të ardhme më të mirë të Shqipërisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *