Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se më parë zgjedh të vdesë, sesa ta lë Serbinë “në dorë të llumit”.
Ai deklaroi në një takim me lidershipin e ngushtë të partisë se do t’i shpallë zgjedhjet, pasi “është ngopur nga mashtrimet.
“Unë jam gati të vdes, më mirë se ta lë Serbinë në dorë të llumit. Do t’i shpall të gjitha zgjedhjet. Jam ngopur me të gjitha mashtrimet, jam gati të vdes, nuk kam fare frikë. Ja, po pres që ata frikacakët të vijnë të më vrasin, por nuk do t’ua dorëzoj kurrë pushtetin pa zgjedhje”, ka thënë ai.