“BF” kërkoi rinumërimin e votave në bashkinë e Belshit; ja vendimi i KAS

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka rrëzuar kërkesën e koalicionit “BF” në lidhje me këqyrjen e provave që janë të gjitha fletët e votimit të vlefshme dhe të pavlefshme për zgjedhjet në bashkinë Belsh.

Por sipas Ledio Brahos, relator dy prej anëtarëve i kërkuan KQZ që të paraqesë në cilësinë e provës të gjitha kutitë për zgjedhjet e 14 majit për bashkinë Belsh dhe të gjitha kutitë e votimit që kanë të bëjnë për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë.

“KAS pasi  u tërhiq për vendim me shumicë votash rrëzoi kërkesën e ankuesit të subjektit ankimues “BF” në lidhje me këqyrjen e provave që janë të gjitha fletët e votimit të vlefshme dhe të pavlefshme për zgjedhjet në bashkinë Belsh. Megjithatë duke qenë se ankesa ishte bërë në bazë të nënti 136, pika 1 shkronja c e kodit zgjedhor, dy anëtarë të KAS në zbatim të pikës tre të këtij neni i kërkojmë KQZ që të paraqesë në cilësinë e provës të gjitha kutitë për zgjedhjet e 14 majit për bashkinë Belsh dhe të gjitha kutitë e votimit që kanë të bëjnë për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë. Seanca për këqyrjen e këtyre provave do të lihet nesër në datën 6 orën 13:30”, tha Braho.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *