I riu që shihni në foton e mëpostme është Albi Muhollari, i cili akuzohet se mbyti nënën e tij me plastmas, ngjarje e ndodhur të shtunën mbrëma në Përmet.
Muhollari ka dyshime se kreu krimin, duke mbytur nënën e tij Zeniat Muhollari me plastmas. 24-vjeçari mbaroi studimet në Amerikë dhe është ekselent, ndërkohë dyshohet se vuan nga probleme me depresionin.
Ai ka përfunduar për Inxhinieri Kompjuterike në Dearborn, Michigan, Shtetet e Bashkuara. Po ashtu mësohet se pak ditë më parë, 24-vjeçari ishte kthyer nga SHBA bashkë me nënën dhe babain e tij.