Ish-kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se në Kushtetutën e Shqipërisë ka një nen të veçantë që thotë se “deputeti nuk mban përgjegjësi për atë që thotë”.
Komentet Basha i bëri gjatë një takimi me të rinj në Berat, ku tha se Listat e Hapura, vettingu i politikanëve dhe kufizimi i mandatit të kryeministrit janë hapa të domosdoshëm për të bërë progress në Shqipëri.
Basha shtoi se Shqipërisë i nevojitet edhe një ligj i duhur për referendumet, pasi sipas tij, populli nuk ka pse kthen sytë gjithmonë nga Parlamenti, kur mund të ketë mundësinë ta kalojë vetë një ligj.
“Ta mbajnë telefonin e hapur për t’ju përgjigjur problemeve tuaja. Duhet të kërkojë ndihmë për gjithçka që ju keni nevojë për ndihmë. Listat e hapura janë të domosdoshme për të dalë nga ky qerthull. Edhe këto nuk do të japin rezultatet e dyhura nëse nuk bëhet vetting i politikanëve.
Deputeti duhet të mbajë përgjegjësi. Ne kemi një nen në kushtetutë që thotë “deputeti nuk mban përgjegjësi për atë që thotë”. Edhe një deputet mban përgjegjësi. Ka mbetur nga koha e komunizmit, e bënë që t’i hiqnin frikën deputetëve, 33 vite para. Tani me këtë abuzohet. Deputeti duhet të mbajë përgjegjësi, nëse bën një denoncim, nëse nuk është i vërtetë, shkon në prokurori.
Janë bashkuar nga të dy anët e politikës për të ndaluar vettingun e politikanëve. Këta njerëz që marrin përsipër që të drejtojnë institucionet kryesore të shtetit, duhet të tregojnë nëse e justifikojnë dot pasurinë e tyre apo jo. Politikanët nuk e bëjnë këtë transparencë, por vijojnë të akuzojnë njëri-tjetrit. Propozimi ka 2 vite në Parlament.
Propozimi i tretë ka të bëjë me diçka tjetër, si mundet ne t’i ofrojmë mundësinë njëri-tjetrit, kur ne rrimë aty. Riciklimi i politikës është i nevojshëm. Kryeministri pa limit është e papranueshme, duhet të marrë fund. Pushteti pa limit favorizon korrupsionin. Me një ligj të duhur për referendume, nuk kemi pse kthejmë sytë gjithmonë nga Parlamenti, pasi mund të kalojmë edhe vetë një ligj. Pas 14 majit unë e prek kudo që ka dëshpërim”, u shpreh Basha.