Sekretari për çështje ligjore në PD, Ivi Kaso ka reaguar pas rinumërimit të votave në Rrogozhinë të cilat nuk ndryshuan asgjë sa i përket kandidatit fitues.
Kandidati i PS, Edison Memolla u shpall fitues me 5129 vota, ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha ka marrë 5108 vota, duke ngushtuar diferencën nga 30 vota në 21 vota.
Kaso ka kërkuar sërish që të mos njihet kutia e burgut, pasi sipas tij nuk është ngritur sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor.
Ai po ashtu shton se nga shtetasit që kanë votuar aty vetëm 2 e kishin vendbanimin në Rrogozhinë.