Seanca në KPA e gjyqtares Irena Brahimi, debatet për pasurinë e dyshimtë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 5 qershor me qëndrimet e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa dhe të gjyqtares së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Irena Brahimi lidhur me analizën financiare të kryer në funksion të ankimit të konfirmimit në detyrë të këtij subjekti rivlerësimi.

Kryesuesja e trupit gjykues, Natasha Mulaj sqaroi në fillim të seancës se Kolegji e kishte kryer dhe i kishte njoftuar palëve analizën financiare mbi kërkimet e Komisionerit Publik dhe pretendimet e ngritura nga gjyqtarja Brahimi.

Pasi palët konfirmuan se ishin njohur me këtë analizë financiare, Komisioneri Ballhysa parashtroi se nga analiza e kryer sipas shkaqeve të ngritura në ankimin e tij, konstatohet pamundësi e subjektit të rivlerësimit dhe personave të lidhur me të për mbulimin e shpenzimeve dhe investimeve, si dhe për krijimin e kursimeve.

Ballhysa sqaroi se nga të ardhurat e pretenduara nga subjekti se janë përfituar nga bashkëshorti nga një laborator privat gjatë periudhës së parë 2005-2008, nuk janë vërtetuar kushtet për ti konsideruar ato të ardhura, pasi nuk janë shlyer detyrimet tatimore. Ai vërejti se nuk ka akt të listë pagesës, ndonjë çek apo kreditime monetare për llogari të bashkëshortit të subjektit.

Po ashtu, Ballhysa konstatoi se nuk është dokumentuar mbulimi i shpenzimeve të bashkëshortit të subjektit për udhëtimet në Janinë nga ana e laboratorit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *