Skema Kombëtare e Mbështetjes/ Rama: Naftë falas për mbi 19 mijë fermerë

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ njofoi se më shumë se 19 mijë fermerë janë pajisur me kartën e naftës për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi, falë Skemës Kombëtare të Mbështetjes 2023.

“MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë se ndërkohë që kemi rritje të mëtejshme të eksporteve bujqësore, deri tani 19,412 fermerë janë pajisur me kartën e naftës baraz me një sasi prej 4,138,198 litrash, për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi në një proces që vijon me furnizim me Naftë Falas nga Skema Kombëtare e Mbështetjes 2023, ju uroj një ditë të mbarë” – shkruan Rama.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *