Dy shtetas (vëllezër) janë arrestuar nga policia e Matit për ushtrim të paligjshëm të lojërave të fatit. Aleks dhe Nderim Kaca 46 dhe 54 vjeç kishin përshtatur një ambient për ushtrim të lojërave të fatit në lagjen “Pjetër Budi” të Burrelit. 3 kompjutera që shërbenin për organizimin e lojërave të fatit, rreth 160 000 lekë të rinj dhe 2 celularë u sekuestruan.
Këta shtetas u arrestuan për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur një ambient në fshehtësi, në të cilin kishin vendosur disa kompjutera me anë të të cilëve organizonin lojëra fati.