Vrasja e Stiven Toshkesit/ Shoqërohet në polici djali i Admir Murati

Djali i Admir Muratit, Arbëri Murati, është shoqëruar në polici të hënën (12 qershor) për vrasjen e Stiven Toshkesit.

Pas gjetjes së vendndodhjes së të riut, ai është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës.

Pasi i është marrë dëshmia, Arbër Murati është lënë i lirë. Deklarata e tij është dërguar në prokurori.

Arbër Murati, është djali i Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë në vitin 2019 në grabitjen e Rinasit.

18-vjeçari dyshohet se ka nxitur Aksel Hoxhën (Axel) për të ngacmuar vajzën, të dashurën e Stiven Toshkëzit.

Edhe vetë vajza ka deklaruar se shqetësohej here pas here nga Murataj, gjë e cila ishte vënë re dhe nga viktima.

Mesohet se Aksel Hoxha dhe Arbër Murati janë kushërinj të parë me njëri-tjetrin.

VRASJA

Stiven Toshkesi u vra më 18 prill në afërsi të banesës, ku autorët i bënë pritë. Siç është raportuar më parë, të konfirmuar edhe nga burime policore shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë konflikti për një vajzë.

Për ngjarjen janë arrestuar dy 18-vjeçarët Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, ku ky i fundit dyshohet se e ka qëlluar me hanxhar 19-vjeçarin Stiven Toshkesi duke i sjellë edhe vdekjen.

KONFLIKTI ME MURATAJN DY MUAJ ME PARE

Shkak i konfliktit midis Arbër Muratajt dhe Stiven Toshkesit ishte një vajzë, me të cilën Toshkesi ishte i lidhur. Sipas burimeve policore dhe nga grupi hetimor, Arbër Murataj rreth dy muaj më parë ka marrë në telefon Toshkesin për t’u sqaruar. Ata janë takuar në rrugën e Elbasanit pranë shkollës së Baletit, ku kishin lënë edhe takiminr. Por, në momentin që Toshkesi shkoi në takim, ai është qëlluar me hanxhar nga 18-vjeçari Arbër Murataj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *