Defibrilatori i shpëtoi jetën Eriksen, Premier League i shpërndan në të gjitha fushat e Anglisë

Arrest kardiak që goditi Christian Eriksen, mesfushorin e njohur danez dhe lojtarin e Interit, gjatë ndeshjes së ‘Euro 2020’ ndërmjet Danimarkës dhe Finlandës, vështirë të harrohet lehtë!

Tragjedia që u shmang në Kopenhagen, ishte falë ndërhyrjes e mjekëve, dhe nëse nuk do të gjendej në ato momente defibilatori me siguri Eriksen do kishte ndërruar jetë. Defibrilatori kardioverter i implantueshëm (ICD) është një pajisje e vogël, e cila mund t’i trajtojë njerëzit me ritme jonormale të rrezikshme të zemrës. ICD dërgon impulse elektrike për të rregulluar ritmet anormale të zemrës, sidomos ato që mund të jenë të rrezikshme dhe të shkaktojnë një arrest kardiak. Zemra ka sistemin e vet elektrik që rregullon rrahjet e zemrës. Me secilën rrahje të zemrës, ekziston një sinjal elektrik që udhëton nëpër zemër, duke shkaktuar kontraktimin dhe pompimin e gjakut. Nëse kjo nuk ndodh siç duhet, mund të keni një ritëm jonormal të zemrës (ose aritmi) dhe mund të keni nevojë për vendosjen e një ICD-je.

Duke parë një rast të tillë që shokoi të gjithë botën, Anglia ka marrë masat e nevojshme për të shmangur ngjarje të tilla. Premier League ka njoftuar se do të dhurojë defribilatorë të jashtëm të autorizuar në më shumë se 2 mijë fusha në të gjithë Anglinë, duke parandaluar kështu një ngjarje të ngjashme me atë të Eriksen.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *