Rama: Kemi nevojë për një projekt të ri politik e social

Në fjalën e tij për 32-vjetorin e themelimit të PS-së, kryesocialisti Edi Rama tha se kjo forcë politike ka nevojë për një projekt të ri politik e social. Kryeministri Rama tha se duhet të projektojmë të ardhmen duke u nisur nga vetja, sepse përndryshe s’do t’i shpëtojnë dot shuplakës së qytetarëve nëse nuk punojnë. Për kryeministrin Rama prioritet i prioritetit duhet të jetë njerzillëku.

Dua të përgëzoj krybashkiakët tanë! Dua tu them se më shumë se merita e tyre rezultati i bujshëm i 14 majit është manifestimi i një pritshmëri të madh njerëzish për një ndryshim të mëtejshëm. Duhet të ndihemi njerëzit më të nderuar dhe privilegjuar që këtë pritshmëri qytetarët e Shqipërisë e lidhin me ne, si e vetmja forcë që përmbush pritshmërinë tyre. shumë largqoftë të mos gënjehemi me madhështinë e hartës politike duke kujtuar se ata që na votuan janë të kënaqur me ne. Jemi përditë në syrin e ciklonit përballë sfidave për të fituar e probleme për të zgjidhur.

Pa e futur thellë gozhdë në kokë sot që na e kanë dhënë tërë këtë besim të vërtetën se shqiptarët nuk kanë sesi të jenë të kënaqur me ne, ne s’do u shpëtojmë shuplakës së tyre nesër kur të na kërkojnë që të na votojnë përsëri. Duhet të projektojeni me të ardhmen duke e nisur reflektimin dhe punë nga vetja siç kemi bërë pas çdo zgjedhje, kur të tjerët kanë humbur dhe kanë bërtitur fitore. Sot ne kemi nevojë për një fillim të ri, për një projekt të ri politik dhe organizativ. Na duhet të shkojmë përtej PS-së ku të krijojmë një hapësirë të re politike dhe sociale. Duhet të hapim rrugë të reja për të bashkua në një komunitet të ri politik anëtarët, simpatizantët dhe qytetarët e interesuar të ecim para. Prioriteti i prioritetit të qeverisjes vendore do të jetë njerzillëku. Qytetarët janë në pritje të diçkaje, të cilën fati dhe nderi ynë e kërkon prej nesh.’- tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *