Personi në foto është Klajdi Mjeshtri, shqiptari 28-vjeçar i cili një ditë më parë vrau 34-vjeçarin italian, Guiseppe Tucci.
Shqiptari sulmoi italianin në një klub nate, ku punonte si ‘bodyguard’. Ende nuk dihen arsyet se përse shqiptari sulmoi italianin, por bëhet me dije se e ka qëlluar 50 herë me grushte. Por sipas dëshmitarëve, disa vajza brenda klubit janë ankuar për sjellje ngacmuese të viktimës dhe njëra prej tyre ka qenë e dashura e shqiptarit. Më pas Mjeshtri ndërhyri duke i shkaktuar vdekjen Tuccit.
“A nuk e keni vënë re sa trishtim ka në sytë e atyre që bëjnë gjithmonë shaka?”-ky është mbishkrimi që bie në sy në një foto të profilit në Facebook të shqiptarit.
Mjeshtri banonte në Fano, mirëpo ka jetuar më parë në Romagna. Për karabinierët ai është i njohur pasi ka precedentë penal.
Mediat italiane e përshkruajnë kështu shqiptarin: ‘Klajdi ka një fizik të fuqishëm dhe me tatuazhe. Ata që e njohin e përshkruajnë një djalë të shoqërueshëm, që shkonte mirë me të gjithë. Klajdi deri para disa vitesh ishte arbitër futbolli. Ai ndaloi në vitin 2019, për të ndjekur angazhime dhe pasione të tjera. Pra, ka pasur një rol që i duhej të menaxhonte emocionet, të vetes dhe të lojtarëve. Vetëm se në moshën 28-vjeçare ai rrezikon tani një dënim shumë të rëndë.