Kur shkelin tokën shqiptare deklarojnë se vijnë për pushime, por veprimtaria e disa turistëve të huaj tregon krejt të kundërtën. Gjatë javës së fundit janë arrestuar nëntë të huaj, të cilët krahas pushimeve, shfrytëzojnë ditët për të shitur droga të forta nëpër lokalet e natës në Shqipëri, kryesisht në plazhin e Dhërmiut.
“Prej 4 qershorit, deri dje janë nëntë persona që janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Deri tani janë katër anglezë, dy spanjollë, dy nga Argjentina dhe një nga Italia”.
Ka dyshime të forta, që drogën turistët e kanë futur kur kanë hyrë në Shqipëri, duke iu shpëtuar kontrolleve në pikat kufitare.
“Dyshimet janë se kanë futur droga të forta kur kanë hyrë në Shqipëri, por nuk përjashtohet mundësia që lëndën narkotike ta sigurojnë në vend, duke e shpërndarë më pas në Dhërmi”.
Turistët kishin si klientë potencialë të drogës të huajt, të cilët kanë ardhur në Shqipëri për pushime.