Një 36-vjeçare është proceduar ditën e sotme nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se ka dhunuar një të moshuar.
Procedimi ka nisur për shtetasen me iniciale, R.GJ, e cila ka dhunuar një 70-vjeçare.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasen R. Gj., 36 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një shtetaseje 70 vjeçe”,– njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.