Kosovë/ Arrestohet mësuesi, puthi në buzë nxënësen e klasës së shtatë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit” në Deçan.

Mësuesi i identifikuar si Valentin Selmanaj, është filmuar duke e kryer një akt të dhunshëm, duke puthur me forcë një nxënëse të klasës së shtatë në buzë.

Burime nga mediat kanë konfirmuar se ky incident ka ndodhur javën e kaluar.

Sipas informacioneve, autoritetet e Policisë së Kosovës kanë arrestuar personin e përfshirë në këtë ngjarje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *