Një i ri shqiptar është arrestuar në Itali, pasi ka goditur disa herë me kaçavidë në mes të rrugës një bashkatdhetar.
Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur më datë 11 qershor në Viale Valganna dhe se shqiptarët janë të moshave 27 dhe 32 vjeç.
I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa autori ndodhet në paraburgim. Mësohet se të dy janë emigrantë me dokumente të rregullta dhe nuk kanë precedentë të mëparshme kriminale.