‘GHB’ vjen në Dhërmi, droga që nxit përdhunimin! Eksperti: Përgatitet nga detergjentet e tualeteve

Turistët e huaj të arrestuar ditët e fundit në Dhërmi, nuk janë thjesht shpërndarës kanabisi, por policia u ka gjetur atyre një lloj narkotiku “GHB”, që sipas ekspertit kriminalist Ervin Karamuço, është një drogë që nxit abuzimin seksual tek te rinjtë.

Nëntë turistë u arrestuan në 10 ditët e fundit në Dhërmi, të cilët punë parësore në vendin tonë kishin shpërndarjen e lëndëve narkotike të forta sintetike. Në mesin e të arrestuarve janë 4 anglezë, 1 spanjoll, 1 brazilian, 1 italian dhe 2 argjentinas. Atyre u janë gjetur sasi të konsiderueshme dozash ‘GHB’ – Gamma Hydroxybutyrate, një drogë me efekt kënaqësi deri në abuzim seksual, e cila sipas kriminalistit Ervin Karamuço mund të sjell edhe vdekjen.

“GHB është lëndë narkotike që ne i themi narkotiku i abuzimin seksual, i përdhunimeve, për shkak se krahas euforisë dhe eksitimit të trupit jep edhe halucinacione, në të cilat ti jep mesazhe që kërkon të hysh në marrëdhënie me një partner, ndërkohë që këto keqkuptohen dhe më pas përmes tyre abuzohet me këta të rinj”- tha Karamuço.

Por çfarë rrezikojnë të rinjtë me përdorimin e kësaj lënde narkotike që brenda vendit tonë është e rrallë.

“Kalon pastaj në gjendje kome, arrest kardiak e deri në vdekje. Janë lëndë depresante, në përzierje me alkoolin e dyfishojnë, trefishojnë efektin e tyre dhe kjo bënë më të rëndë”- tha Karamuço, ekspert kriminalist.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *