Këshilli Europian sot ka caktuar shef të ri të EULEX-it Giovanni Pietro Barbano, i cili do të zëvendësojë Lars-Gunnar Wigemark. Barbano është Gjeneral Major në Karabinierët Italianë dhe Drejtor aktual i Qendrës së Ekselencës për Njësitë e Policisë së Stabilitetit në Vicenza, Itali. Mandati i tij si Shef i EULEX-it në Kosovë do të jetë nga 26 qershor 2023 deri më 14 qershor 2025. Vendimi për të emëruar Barbano u mor nga vendet anëtare të BE-së në Komitetin Politik dhe Siguri.
Për më tepër, Këshilli së fundi e zgjati mandatin e misionit deri më 14 qershor 2025 dhe në përputhje me rishikimin e fundit strategjik të EULEX-it në Kosovë, vendosi që, përveç vazhdimit të zbatimit të detyrave të tij, misioni do të ndihmojë autoritetet e zbatimit të ligjit të Kosovës që të zhvillojë kapacitetet e tyre për të shkëmbyer informacione me homologët rajonalë dhe ndërkombëtarë në fushën e asistencës ligjore dhe bashkëpunimit në çështjet penale.