Dyshohet se pasditen e kësaj të marte ka pasur të shtëna me armë zjarri në Shënavlash të Durrësit.
Sipas informacioneve paraprake, ende të pakonfirmuara, është qëlluar në ajër nga një automjet i tipit “Range Rover” i zi, i cili ishte në lëvizje.
Burime zyrtare policore konfirmojnë, se blutë e qarkut janë nisur drejt vendngjarjes dhe pritet të zbardhin më tepër detaje mbi atë çfarë ka ndodhur.
Ndërkaq, ende nuk ka një reagim zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës lidhur me rastin.